Nëse keni pasur edhe një marrëdhënie të shkëlqyer në jetën tuaj, do të keni vënë re se sado intensive të jenë momentet tuaja personale me partnerin në shtëpi, ato trefishohen në intensitet dhe pasion kur shkoni me pushime dhe qëndroni në hotel.
Mund t’ia keni atribuar humorit të mirë të krijuar nga pushimet dhe sigurisht, e gjithë kjo është e drejtë. Por ka një arsye shkencore që nuk ju ka shkuar kurrë në mendje.
Sipas hulumtimit të publikuar në Huffington Post, gjatë natës në një dhomë hoteli, ka një rritje të hormonit dopamine, elementi kimik që i jep kënaqësi trurit dhe në të njëjtën kohë e ngre epshin në nivele të larta, respektivisht si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat.
Pra, kjo është arsyeja pse pushimet tuaja ju afrojnë më shumë me partnerin tuaj dhe ju bëjnë të krijoni kujtime të mrekullueshme së bashku.
Asgjë dinake, asgjë e turpshme./abcnews.al