Bllokohen miliona ton eksporte të grurit në Ukrainë, OKB: Portet në Detin e Zi janë të mbyllura

schedule17:27 - 6 Maj, 2022

schedule 17:27 - 6 Maj, 2022

Njëzet e pesë milionë tonë drithë nga Ukraina, që do të eksportoheshin, janë bllokuar për shkak se portet e Detit të Zi janë mbyllur, thotë Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) e OKB-së.

Zëvendës drejtori i FAO-s, Josef Schmidhuber tha në një konferencë shtypi në Gjenevë se rreth 700,000 ton drithë dukej se ishin zhdukur.

Schmidhuber u bazua në raportet e mediave sociale se trupat ruse po vidhnin drithë dhe pajisje bujqësore nga Ukraina.

Mungesa e drithit po çon në rritje të çmimeve globale të ushqimit. Në ditët e fundit janë rritur paralajmërimet nga agjencitë e ndihmës së OKB-së se shumë vende të varura ose nga furnizimet ushqimore humanitare ose nga importet e drithërave ruse dhe ukrainase, përballen me pasiguri ushqimore dhe madje edhe urinë./abcnews.al/