7 arsye pse zënkat janë të nevojshme në një lidhje

schedule22:56 - 5 Maj, 2022

schedule 22:56 - 5 Maj, 2022

Marrëdhëniet më të forta kanë intensitet dhe pasion. Historitë e bukura nuk janë shkruar kurrë në bazë të rutinës së qetë dhe të zakonshme të një çifti. Të kesh një lidhje me dikë që mendon ndryshe ose të dy keni dinamizëm, mund të tregojë një marrëdhënie të fortë.

Grindjet e shëndetshme krijojnë diçka erotike dhe unike. Është si një betejë mendjesh mes dy njerëzve që e duan njëri-tjetrin më shumë se çdo gjë.Mosmarrëveshjet janë të nevojshme në një lidhje dhe për këtë ka disa arsye.

Dashuria juaj mund të mbijetojë çdo gjë

Nëse nuk zihesh me partnerin dhe gjithçka duket se shkon mirë, nuk po përjetoni një dashuri të vërtetë. Nëse keni frikë apo turp të shprehni mendimin tuaj, atëherë nuk jeni 100% vetvetja me të. Kur të dy mund të thoni atë që keni në mendje, edhe mosmarrëveshjet më të rënda nuk mund t’ju ndajnë në asnjë mënyrë, përveçse të sjellin më shumë tension në marrëdhënie.

Respektoni pikëpamjet e njëri-tjetrit

Pikëpamjet tuaja për çështje të rëndësishme mund të jenë krejtësisht të ndryshme, por kjo nuk do të thotë se nuk e respektoni njëri-tjetrin. Respekti i ndërsjellë është absolutisht jetik për një marrëdhënie të shëndetshme dhe afatgjatë.

Mos kini frikë nga njëri-tjetri

Nëse mund të artikuloni qartë këndvështrimin tuaj në një mosmarrëveshje, është e qartë se nuk keni frikë nga njëri-tjetri. Nuk mund të ketë marrëdhënie nëse njëri nga të dy mendohet dy herë para se të flasë, që të mos provokojë një reagim të keq tek tjetri ose sherri të çojë në ndarje. Ju e dini që asgjë nuk mund t’ju ndajë dhe mes jush ka mirëkuptim.

Pasioni mes jush është shumë intensiv

A e dini se çfarë do të thotë kjo: Seks i mrekullueshëm dhe marrëdhënie e zjarrtë. Ju kurrë nuk do të debatoni me dikë për të cilin nuk keni ndjenja aq të forta.

Ju të dy qëndroni në pikëpamjet tuaja

Nëse debatoni shpesh, jeni qartësisht kokëfortë. Ndërsa kokëfortësia shihet shpesh si një tipar negativ në një marrëdhënie, kjo dëshmon se jeni një person i fortë. Tregon me guxim besimet e palëkundshme që të dy jeni gati t’i mbroni. Pikërisht për shkak se jeni të dashuruar, kjo nuk çon në ndarje apo sjellje të këqija, vetëm në mosmarrëveshje që i japin pak më shumë…kripë marrëdhënies tuaj.

Ju gjithmonë do të mësoni nga njëri-tjetri

Nëse ka një gjë që kërkoni gjithmonë nga një partner është të kesh një përgjigje për gjithçka. Të gjithë duan të jenë me dikë që të mëson gjëra, që të zgjeron mendjen. Pra, kur jemi me dikë që debaton me ne dhe tregon gabimet tona, padyshim që ai ka diçka për të na mësuar. Marrëdhënia nuk do të jetë kurrë e mërzitshme.

Ndiheni rehat me njëri-tjetrin

Kur zihesh me dikë do të thotë që ndihesh rehat dhe familjar me të. Kur mund t’i thoni partnerit tuaj se nuk jeni dakord dhe kur mund t’i thoni se jeni i zemëruar, kjo është dashuri. Ju e dini që ajo që keni me të është shumë e fortë dhe jeni aq të çmendur për njëri-tjetrin, saqë një debat nuk është kurrë në gjendje të shkatërrojë atë që keni. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!