Kisvarda e Herdi Prengës dhe Jasir Asanit ka siguruar kupat e Europës për sezonin e ardhshëm, pas fitores së sotme kundër Ujpest me rezultatin e ngushtë 2-1.
Protagonist ishte ish-sulmuesi i Partizanit, i cili asistoi në golin e parë të Bumba dhe më pas vetë shënoi golin e dytë për skuadrën e Kisvarda.
Për Asanin ky ishte goli i gjashtë në kampionatin hungarez, në sezonin e tij të parë. Vjet te Partizani shënoi tre gola më shumë. / abcnews.al