Varësia nga nafta ruse, Gjermania nis ndërtimin terminalit për gaz natyror të lëngshëm

schedule16:06 - 5 Maj, 2022

schedule 16:06 - 5 Maj, 2022

Gjermania ka nisur sot punimet për ndërtimin e terminalit të saj të parë lundrues për gazin natyror të lëngshëm (LNG) në Wilhelmshaven. Ky projekt vjen në kuadër të përpjekjeve të vendit për t’u bërë i pavarur nga gazi rus ndërkohë që në Ukrainë vijon lufta kundër Rusisë.

Gjermania po përpiqet të përshpejtojë ndërtimin e terminalit në mënyrë që të importojë LNG nga vende të ndryshme, përfshirë SHBA-në.

“Ne kemi një shans të mirë për të bërë atë që në të vërtetë është normalisht e pamundur në Gjermani: Të ndërtojmë një terminal LNG brenda rreth 10 muajsh dhe ta lidhim me furnizimin me gaz gjerman,” tha zv/kancelari dhe Ministri i Ekonomisë i Gjermanisë Robert Habeck ndërsa shihte sesi niste puna nga bordi i një anijeje.

Kujtojmë se Gjermania ka qenë nën presion nga Ukraina dhe vende të tjera në Evropë për të nxituar në procesin e heqjes dorë nga furnizimi me karburante ruse që prej se Kremlini ka nisur pushtimin. /abcnews.al/