Jeni duke u përgatitur shumë për dasmën, por ende nuk jeni të sigurt nëse partneri juaj është “i duhuri”? Psikologët citojnë detaje që mund të kenë një rëndësi të madhe.
Mënyra se si sillet me prindërit tuaj
Një nga gjërat më të rëndësishme është mënyra se si ai i trajton prindërit tuaj. Nëse ai shqetësohet gjithmonë nga ajo që thonë prindërit tuaj, atëherë diçka nuk është në rregull dhe duhet ta zgjidhni sa më shpejt. Nëse një mashkull nuk i respekton prindërit tuaj, ka shumë mundësi që edhe ju të bëheni viktimë e sjelljes së tij egoiste në të ardhmen.
Sa i interesuar është ai për dëshirat dhe qëllimet tuaja?
Me këto dëshira nuk nënkuptojmë çantën që dëshironi prej shumë vitesh apo një udhëtim romantik. Bëhet fjalë thjesht për gjërat më të vogla që dëshironi në jetë, merrni për shembull kohën e tij. Nëse ai respekton dëshirat tuaja dhe nëse ai vjen herët në shtëpi vetëm sepse ju mezi prisni të flisni me të, kjo tregon kujdesin dhe dashurinë për ju.
Ai ju motivon që të bëheni një version më i mirë i vetes
Ekziston një vijë e hollë midis motivimit për t’u përmirësuar dhe gjetjes së të metave, dhe nuk duhet t’i ngatërroni të dyja. Nëse partneri juaj ju thotë se duhet të pini më shumë ujë dhe të kujdeseni për veten, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se ai po humbet interesin. Kjo pasqyron kujdesin dhe dashurinë e tij.
Nëse ju motivon të shkoni në punë, ose të bëni atë që dëshironi, ju e dini se ai është i duhuri. Nëse shihni dhe dëgjoni në bisedat e tij se ai sheh një të ardhme me ju, jini të sigurt se ai nuk do t’ju lërë lehtë. /abcnews.al