A është nacionalizmi ende ideologjia politike mbizotëruese në Europë?

schedule12:51 - 5 Maj, 2022

schedule 12:51 - 5 Maj, 2022

History Today

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Karakteristika më e dallueshme e nacionalizmit është përshtatshmëria dhe këmbëngulja. Edhe në lulëzimin  gjatë shekullit të 19-të, nga 1789-1914, nacionalistët rrallë kishin ndikim në politikën europiane pasi konkurronin dhe huazonin nga avokatët e imperializmit, kapitalizmit dhe komunizmit.

Mes kësaj trazire ideologjike, nacionalistët e të gjitha shtresave ndoqën një nocion të përbashkët të përmbledhur nga patrioti italian Giuseppe Mazzini: “Çdo komb është një shtet, një shtet është për të gjithë kombin”.

Në vetë shekullin e Mazzini-t, u bë e qartë se politikanët mund ta përdornin këtë shprehje për një sërë pretendimesh shpesh kontradiktore mbi popujt, institucionet dhe tokat nga Irlanda në Gjermani në Bosnje-Hercegovinë, raporton abcnews.al.

Në lojë nuk ishin thjesht mosmarrëveshjet territoriale, por çështjet më të qëndrueshme të klasifikimit ose riklasifikimit të asaj se kujt i përket dhe kujt jo. Është joshëse të besojmë se çështje të tilla janë ‘zgjidhur’ ose janë vjetëruar nga globalizimi, por ëndrra nacionaliste e një bote të përbërë nga shtete kombëtare të pavarura mbetet e fuqishme.

Thirrja për të mbrojtur kombin nga forcat kërcënuese, të jashtme apo të brendshme, mbetet një thirrje e fuqishme ideologjike që prek politikën bashkëkohore europiane.

Edhe sot ekzistojnë propozimet për ndarje territoriale. Së fundmi, kryeministri slloven Janez Jansha, i cili është në krye të presidencës së Këshillit të BE-së deri në vitin 2021, ka bërë propozime për ndryshimin e kufijve të shteteve ish-jugosllave.

Besimi kryesor këtu është se këto projekte nacionaliste mbeten të papërfunduara, kështu që nevojiten disa ndryshime për të plotësuar hartën e enigmës europiane të shteteve kombëtare. Por nacionalizmi nuk është një projekt që mund të përfundojë si një puzzle.

Të kuptosh përhapjen e ideologjive nuk është detyrë e lehtë.  Nacionalizmi është më afër kombit dhe po i jep përparësi interesave të veta mbi ato të komuniteteve të tjera. Ia vlen ta kujtojmë këtë sepse media paraqet një pamje krejt tjetër. Referencat për nacionalizmin shpesh nxiten; patriotizmi, nacionalizmi dhe ekstremizmi.

Besnikëria dhe krenaria e një kombi duhet të zëvendësohet me besnikërinë dhe krenarinë në Bashkimin Europian.

Ndërsa nacionalistët kritikohen për copëtimin e BE-së, mbinacionalistët përgëzohen për virtytin e tyre. Por sigurisht– nacionalizmi mbetet forca dominuese. Megjithatë, këtu qëndron dilema e Europës: cili do të triumfojë në luftën midis nacionalizmit dhe mbinacionalizmit?

Nacionalizmi lindi në Europë. Nga fundi i shekullit të 19-të, procesi i gjatë i formimit të shtetit në Europë evoluoi në shtete të tjera sovrane që pretendonin se përfaqësonin kombe të pastra dhe të përjetshme që kishin ekzistuar që nga Mesjeta, raporton abcnews.al.

Shumë europianë i janë nënshtruar prej kohësh ndikimeve kulturore të ndryshme, mikse dhe gjithnjë në ndryshim. Shtetet e vjetra europiane dhe ato të reja, si Gjermania dhe Italia, rishkruan librat shkollorë me synimin për të homogjenizuar gjuhën, kulturën dhe politikën.

Dëbimet në shkallë të gjerë të ‘minoriteteve etnike’ u bënë praktikë e zakonshme. Pas Luftës së Parë Botërore, parimi i ‘vetëvendosjes kombëtare’ u bë një model i përhapur globalisht. Megjithatë, tendenca drejt fragmentimit politik në Europë ka qenë një fenomen kalimtar.

Kjo bëhet edhe më e qartë kur krahasohet me prirjen 1000-vjeçare drejt bashkimit – që nga Karli i Madh.  Planet e para të paqes për bashkimin europian u krijuan  në shekullin e 17-të, shumë kohë përpara shteteve kombëtare.

Giuseppe Mazzini argumentoi në 1849 për një Aleancë të Shenjtë të Popujve dhe Victor Hugo për një Shtetet e Bashkuara të Europës. Procesi që filloi në vitet 1950, dhe më vonë u zhvillua në Bashkimin Europian, është një pasardhës i drejtpërdrejtë i atyre planeve të hershme të paqes për Europën.

‘Kulmi’ i lëvizjeve nacionaliste nuk është i krahasueshëm me ato të së shkuarës.

Nacionalizmi ka humbur arsyen e tij të ekzistencës, sepse shtetet kombëtare europiane nuk janë në gjendje të ruajnë sovranitetin.

Në vitin 2021, përvoja e nacionalizmit në Mbretërinë e Bashkuar vazhdon të përcaktohet nga marrëdhënia midis prioriteteve politike të Westminsterit nga njëra anë dhe atyre të Skocisë, Irlandës së Veriut dhe Uellsit nga ana tjetër.

Prandaj, nacionalizmi ishte më shumë se një sfidë e brendshme për Bashkimin Europian; kontribuoi në rinovimin e tij.

Edhe mund ta bëjë sërish.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!