A i mashtrojnë bankat qytetarët? Brumbulli: Janë sektori më i avancuar dhe transparent, nuk ka burokraci

schedule22:17 - 4 Maj, 2022

schedule 22:17 - 4 Maj, 2022

“Në banka nuk ka mashtrime, nuk ka vjedhje. Banka është sektori më i avancuar dhe më transparent”, tha në emisionin Bardh e Zi në Abc, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave, Dr. Spiro Brumbulli.

I pyetur nëse bankat vjedhin apo mashtrojnë qytetarët, Brumbulli tha në Abc se kjo gjë nuk ndodh.

Ndonëse qytetarët ankohen për vonesa në marrjen e shërbimeve bankare , sipas Brumbullit në banka nuk ka burokraci.

“Që të marrësh paratë e tua nuk ka burokraci. Në momentin që depoziton në bankë njihesh me kushtet. Banka i qarkullon paratë, nuk i mban në dollap. Që ti lësh paratë në bankë duhet ta paguash bankën. Banka nuk i mban në kasafortë paratë. Edhe qeveritë janë borxhmarrësit më të mëdhenj në të gjithë botën. Në banka nuk ka mashtrime, nuk ka vjedhje.

Është sektori më i avancuar dhe më transparent. Bankat dhanë kredi për ata që donin të merrnin kredi. Gjatë periudhës së covid kredimarrësve ju dha një periudhë faljeje, por jo që këto interesa nuk do të paguhen. Do të paguhen në të ardhmen.

U bë falja për një periudhë për të mos paguajnë këstet, gjatë periudhës së pandemisë. Bankat kanë 60 miliardë lekë kredi të humbura. Nëse nuk je në gjendje të vërtetosh që ke një të ardhme të sigurt si mund të marrsh një kredi”, u shpreh Brumbulli në Abc.

Ditën e sotme guvernatori i Bankës Shqiptare, Gent Sejko në një konferencë për mediat  bëri  me dije situatën ekonomike ne vend duke marrë shkas nga situata me të cilën po përballet vendi ynë për shkak të rritjes së çmimeve, si pasojë e luftës në Ukrainë.

Sejko u shpreh se inflacioni ka shënuar një rritje të madhe tremujorin e parë të këtij viti duke shënuar pikun në mars me 5.7% ndërsa theksoi se do të mbetet në nivele të larta. Ndërkohë si pasojë e luftës në Ukrainë rritja ekonomike do të jetë më e ngadalshme se parashikimi ndërsa që cmimet do vazhdojnë të jenë të larta.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!