Lista e vdekjeve misterioze mes oligarkëve dhe drejtuesve pranë Kremlinit apo kompanisë ruse Gazprom është duke u rritur.
Andrei Alekseevich Krukowski , 37 vjeç, drejtor i resortit të skive në pronësi të gjigantit rus të gazit në Krasnaya Polyana vdiq të dielën e kaluar “duke rënë nga një shkëmb” në Soçi.
Lajmi për vdekjen u dha nga agjencia ruse Tass më 1 maj.
Aksidenti fatal ndodhi në rrugën për në kalanë Aczipsinskaya. 37-vjeçari u dërgua në spital por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marr dhe ndërroi jetë.
Vdekja e menaxherit, i cili menaxhonte objektin në pronësi të Gazprom, u konfirmua nga zyra e shtypit e banjave termale, të cilat Krukowski i drejtonte që nga viti 2019. Krasnaya Polyana është një nga vendpushimet më të famshme të skive në Rusi dhe në vitin 2014 ishte pjesë e kompleksit të Lojërave Olimpike dimërore në Soçi. Rrethanat e aksidentit do të shqyrtohen nga hetuesit./abcnews.al/