Sauditët do udhëtojnë pa viza në Shqipëri

schedule19:42 - 11 Prill, 2019

schedule 19:42 - 11 Prill, 2019

Qytetarët Sauditë tani do të jenë në gjendje të udhëtojnë në Shqipëri pa viza deri në Tetor 2019, ka thënë në një njoftim të kohëve të fundit ambasadori i Shqipërisë në Arabinë Saudite, Sami Shiba.

Nga data 1 Prill deri më 31 Tetor të këtij viti, Sauditët, si dhe qytetarët nga Bahreini e Omani, do të duhet vetëm të paraqesin pasaportën e tyre në vendin tonë.

Shiba tha se, pas vizitës së Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Mbretërinë e Arabisë Saudite në Shkurt, marrëdhëniet midis Arabisë Saudite dhe Shqipërisë ishin shumë të mira dhe se të dy kishin krijuar një sërë marrëveshjesh për të forcuar lidhjen mes dy vendeve, duke përfshirë sektorin e turizmit.

Shiba tha:

“Ne jemi duke punuar me kompanitë ajrore saudite që ato të mundësojnë fluturime të drejtpërdrejta nga Riad dhe Jeddah në Tiranë. Këto fluturime do të mundësonin dhe lehtësonin turistët Sauditë, të vizitonin dhe zbulonin Shqipërinë”./abcnews.al