Si të qetësoni dhimbjen e kokës? Bëni një “ilaç” me këto përbërës që i keni në shtëpi

schedule15:23 - 3 Maj, 2022

schedule 15:23 - 3 Maj, 2022

Dhimbja e kokës, e cila shpesh haset si një problem shëndetësor, ndikon jetën e përditshme të njeriut. Nëse nuk keni pranë një qetësues, mund t’i drejtoheni përbërësve natyralë, vetitë e të cilëve ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problemi. Me tre gjëra që me siguri i keni tashmë në kuzhinë, mund të lehtësoni dhimbjen e kokës.

Gjithçka që ju nevojitet është:

– 1 gotë ujë
– 1 lugë çaji lëng limoni
– pak kripë

Përgatitja:

Në një gotë përzieni kripë me pak ujë të ngrohtë. E trazojmë me lugë derisa të tretet kripa. Më pas shtoni limonin dhe mbushni gotën me ujë të ftohtë. Ky produkt do t’ju ndihmojë në një kohë të shkurtër.

Pija nuk do të ketë një shije veçanërisht të këndshme, por shpejt do t’ju sjellë lehtësim. Nëse keni probleme me presionin, do të ishte mirë që të konsultoheni ose të anashkaloni këtë produkt me një profesionist. Përsëriteni procedurën pas 2 deri në 3 orësh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!