Boris Johnson e ka pranuar sot se Britania e Madhe mund të kishte vepruar me shpjet në procesimin e vizave për refugjatët ukrainas.
I pyetur në “Good Morning Britain” për mijëra gra dhe fëmijë që vijojnë të presin që t’u procesohen vizat, kryeministri britanik tha: “Mund t’i kishim bërë më shpejt? Po, ndoshta mundet.”
Por, Johnson e mbrojti vendimin për të mos lejuar udhëtim pa viza për ukrainasit siç kanë vepruar vendet e tjera evropiane. Bëhet fjalë sipas tij për një masë për të “mbrojtur sistemin nga ata që mund të duan të abuzojnë.” /abcnews.al/