Gazetari Baton Haxhiu duke komentuar zhvillimet në Kuvendin Kombëtar të PD-së, tha se Berisha e ka fituar betejën, por fundi i tij politik do të jetë i vrazhdë.
“Rruga që ka nisur Berisha me foltoren e kemi ditur që është njeriu i gabuar, por do fitojë atë që ka nisur. Ata që kanë përkrahur rithemelimin me një pikë idealizimi se do ndryshojë diçka, kanë qenë të gabuar”, tha Haxhiu.
Gazetari pohoi në “Opinion” megjithatë se për të arritur fitoren e tij Berisha është treguar i pamëshirshëm.
“Ky kuvend ka disa përparësi. Njeriu që e ka udhëhequr foltoren, do të udhëheqë një proces me tre elementë: Kundër Edi Ramës, kundër non grata-s dhe kundër të gjithë atyre që në jetën publike kanë qenë kundër tij. Me dorën në zemër, e ka fituar betejën. Sali Berisha, e ka fituar procesin. Njeriu i gabuar që në rrugën e tij politike ka qenë i pamëshirshëm dhe ka arritur pikën kryesore që mund të arrijë një lider. E ka fituar betejën me të gjithë ne, por fundi i tij politik do të jetë shumë i vrazhdë. Por arsyeja pse është këtu është se e ka bërë punën në mënyrë të pamëshirshme”, tha Haxhiu.