Kuvendi i PD, Baçi: Nuk mund të isha pjesë e një lëvizjeje që synon mbrojtjen e Berishës

schedule21:29 - 2 Maj, 2022

schedule 21:29 - 2 Maj, 2022

Gazetari Agim Baçi, i cili ka qenë parë Kuvendit Kombëtar të 30 prillit edhe anëtar i këshillit Kombëtar të PD, deklaroi mbrëmjen e së hënës në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, se ai këtë herë refuzoi të ishte pjesë e një lëvizjeje që ka synim mbrojtjen e individit.

Ai tha se kishte patur kontakte para Kuvendit që të ishte pjesë dhe emri i tij të ishte në listën e kandidatëve, por e refuzoi pasi nuk mund të bëhet pjesë e një lëvizjeje që synon të përdoret për mbrojtjen e infdividit.

Sipas tij jo vetëm për ish-kryeministri Sali Berisha , por për çdo politika, politika nuk mund të përdoret si çadër për interesa personale.

Po të kisha dashur, kam pas kontakte gjatë javës së shkuar dhe u kam thënë se nuk mund të jem pjesë e një lëvizjeje që ka si synim mbrojtjen e individit. Berisha tha se do të mbrojë vetveten me anë të PD-së. Në politikë dinjiteti nuk mbrohet nënë çadrën e partisë”, tha Baçi.

/T.H/Abcnews.al/