E pavarur nga gazi e nafta ruse, Polonia thirrje vendeve të BE-së: Mos paguni në rubla, vendosni embargo

schedule15:45 - 2 Maj, 2022

schedule 15:45 - 2 Maj, 2022

“Polonia është e gati të jetë plotësisht e pavarur nga nafta ruse dhe është e gatshme të mbështesë vendet e tjera për të shkurtuar furnizimet e tyre me lëndë djegëse nga Rusia.” Kështu është shprehur pasditen e së hënës ministrja e mjedisit dhe klimës në vendit, Anna Moskwa.

“Polonia është krenare që është në listën e vendeve jomiqësore të Putinit,” u tha ajo gazetarëve përpara një takimi me ministra të tjerë kombëtarë në Bruksel për të diskutuar energjinë.

Moskwa tha gjithashtu se depozitat e gazit të Polonisë do të mbushen për dimër.

“Siç e dini, Polonia është ndërprerë plotësisht nga furnizimi me gaz rus ditët e fundit, por ne jemi të sigurt dhe u bëjmë thirrje vendeve që të mos mbështesin dekretin e Putinit dhe të mos paguajnë në rubla. Ne nuk duhet të mbështesim Gazprombank, ne nuk duhet të mbështesim Gazprombank…Ne nuk jemi të detyruar të ndjekim dekretin e Putinit ose ligjin e Putinit, ne kemi ligjin evropian, ligjin kombëtar dhe kompanitë tona kanë kontrata me Gazprom. Prandaj ne nuk duhet të ndjekim ato dekrete.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!