I riu me një këmbë tregon sakrificat e jetës: U largova për në Angli se nuk mbyllja dot muajin

schedule08:28 - 2 Maj, 2022

schedule 08:28 - 2 Maj, 2022

Nik Sherri është një i ri nga Mirdita që ka zgjedhur të largohet nga Shqipëria për një jetë më të mirë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ndau disa detaje nga jeta e tij e vështirë, nga aksidenti te Rruga e Kombit, ku humbi njërën këmbë, marrëdhënia me të ëmën që i ka qendruar gjithmonë pranë deri te videot duke bërë palestër që janë bërë virale.

“Në moshën 24-vjeçe në Rrugën e Kombit më ka goditur një makinë dhe humba njërën këmbë. E mora në mënyrë shumë sportive sepse e kuptova që s’kisha mënyrë tjetër. Kam pasur një përkrahje shumë të madhe nga familjarët dhe veçanërisht nga nëna, e cila është gjëja më e shtrenjtë që kam.

Gjithmonë më thoshte mua që ça bën gjithë kohën me stërtvitje, por pasi kalova aksidentit që ishte shumë i rëndë për mua nuk më thoshte më.

Tashmë i vetmi problem që kam është se nuk vrapoj dot. Kam punuar më shumë se dy vite, 8-9 orë qendroj në këmbë nuk e kam problem. Isha në një moment që nuk e dija që do shpëtoja. Nëna më ka qendruar gjithmonë pranë. Madje, është dobësuar shumë nga ai moment.

Të gjithë ata që nuk më njohin, nuk e kuptojnë që kam një protezë, plus kam edhe fizikun e mirë. Kam punuar instruktor palestre.

Tani jetoj në Angli dhe me pagat aty nuk ja dalim dot. Nuk arrin dot të mbyllësh muajin, kam ikur për një jetë më të mirë”, u shpreh Niku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!