Southoutdoor Festival po mban edicionin e tij të 5-të në Borsh. E veçanta e këtij edicioni është se do të ketë një shtrirje më të gjatë kohore dhe nuk organizohet në pikun e sezonit turistik.
4 ditë nga 29 prilli deri në 3 maj festivali sjell koncerte, argëtim, dhe promovim të produkteve shqiptare dhe turizmit në jug.
Me qindra turistë shqiptar dhe të huaj, u janë bashkuar aktiviteteve ditore.
Mbrëmjet kulmojnë me koncertin, ku disa prej artistëve me ne zë, performojnë për mijëra turistë.
Festivali Southoutdoor i ka sjell Borshit me shumë turistë, dhe të ardhura biznesit vendas. Qëllimi i festivalit është që të jetë një traditë e përvitshme, ndërsa moto e këtij viti është mbrojtja e mjedisit dhe promovimi i turizmit të qëndrueshëm në fshatrat turistike. /abcnews.al