Shumë njerëz e përdorin uthullën e mollës si shtesë në sallata dhe gatim, por në mjekësinë natyrale njihet si ilaç për pothuajse të gjithë. Ajo përmban shumë minerale dhe vitamina: kalium, natrium, magnez, kalcium, fosfor, hekur, fluor. Përmban gjithashtu vitamina C, A, E, B1, B2, B6, beta-karoten.
Sheqeri i lartë në gjak është një shkak i zakonshëm i pagjumësisë. Uthulla e mollës rrit ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe në këtë mënyrë ul nivelin e sheqerit në gjak. Për këtë arsye rekomandohet të pini dy lugë çaji uthull molle para se të shkoni në shtrat.
Do të bini në gjumë më shpejt dhe më mirë, por patjetër që duhet të konsultoheni me mjekun nëse tashmë jeni duke marrë disa ilaçe për diabetin. Ndihmon edhe me lemzën, një lugë çaji do t’i zgjidhë këto shqetësime.
Nëse hani tepër dhe keni dhimbje stomaku gjatë ditës, thjesht përzieni uthullën me një gotë ujë dhe menjëherë do të ndjeni lehtësim./abcnews.al