Një autobus elektrik me pasagjerë ka shpërthyer në flakë pasditen e së premtes përpara bibliotekës François Mitterrand në Paris.
Në vendin e ngjarjes u desh të shkonin 30 zjarrfikës. Një video e postuar në rrjete sociale tregon se si një shkëndijë shpërthen dhe më pas flakët përhapen në të gjithë mjetin.
Un bus électrique de la RATP prend feu en plein Paris pic.twitter.com/yqOScgWlol
— BFMTV (@BFMTV) April 29, 2022
“Shoferi i autobusit ka evakuuar menjëherë pasagjerët. Nuk ka të lënduar” , sipas menaxhmentit.
Zjarri lëshoi tym të zi dhe një erë të fortë të plastikës që digjej, sipas AFP.
Për të shmangur incidente të reja, Autoriteti i Transportit në Parisi njoftoi se 149 autobusë elektrikë do tërhiqen përkohësisht nga qarkullimi./abcnews.al/