Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Ukrainë Melinda Simmons është kthyer sot në Kiev. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Simmons e cila u shpreh se është kthyer tashmë në kryeqytetin ukrainas pasi u largua me nisjen e pushtim.
Boris Johnson njoftoi gjatë një vizite në Delhi javën e kaluar se ambasada britanike në kryeqytetin ukrainas do të rihapet këtë javë. Lajmi vjen në një kohë kur Rusia i ka tërhequr forcat nga rrethi i Kievit, pasi nuk arriti që të merrte kryeqytetin dhe nisi sulmin në rajonin lindor të Donbasit. /abcnews.al/