Brikan Çalja u shpall nënkampion Europe në kampionatin e mbajtur në Gjeorgji. Peshëngritësi shqiptar fitoi medaljen e arit në stilin e shkëputjes, ndërkohë që u mjaftua me medaljen e argjendtë në stilin e shtytjes dhe dygarësh.
Briken Çalja nderon flamurin kuq e zi në kampionatin europian që po mbahet në Gjeorgji. Peshëngritësi shqiptar siguroi një medalje ari në stilin e shkëputjes dhe dy medalje të argjendta në stilin e shtytjes dhe dygarësh. 29 vjeçari domonoi gjithçka në shkëputje duke mos e diskutuar për asnjë moment vendin e parë. Fillimisht e kaloi me sukses provën 152 kg. Edhe prova e dytë kaloi me sukses për peshëngritesin shqiptar në peshen 156 kg. Askush nga pjesëmarrësit e tjerë nuk ia doli të ngrinte peshën më të madhe duke bërë që Çalja ta siguronte medaljen e artë në dy provat e para. Ndërkohë që në proven e tretë, Brikeni provoi të vendoste rekordin europian në peshën 160 kg, por fatkeqësisht dështoi. Sa i përket stilit teë shtytjes, Çalja e filloi në peshën 183 kg ku dhe dështoi. Në tentativën e dytë Çalja provoi të njëjtën peshë duke e kaluar me sukses. Peshëngritesi bullgar Bozhidar rezultoi i suksesshëm në peshën 187 kh duke marë vendin e parë në dygarësh dhe kjo detyroi peshëngritësin shqiptar ta dërgonte peshën në 188 kg në provën e tretë, por dështoi. Brikeni siguroi medaljet e argjenda në shtytje duke mbyllur garën 339 kg në total, ndërkohë që u vlerësua me medalje ari në shkëputje. Paraqitje fantastike dhe brenda pritshmërive për kampionin shqiptar.
/abcnews.al