Parlamenti malazez po mban seancën për votimin e qeverisë së re. Para pak çastesh, i mandatuari për kryeministër, Dritan Abazoviç, ka paraqitur ekspozenë e tij para deputetëve, i cili bëri të ditura prioritet e tij qeverisëse. Gjatë ditës së djeshme, Abazoviç propozoi zyrtarisht edhe strukturën dhe përbërjen e pushtetit ekzekutiv.
Ndër emrat e ministrave të propozuar janë edhe dy shqiptarë. Fatmir Xheka u propozua nga Abazoviç për të udhëhequr Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, ndërsa Marash Dukaj për të udhëhequr me Ministrinë e Administratës Publike.
Për këta dy u dha edhe biografi e shkurtër.
Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, Fatmir Xheka, i lindur në Tivar më 1975, i diplomuar për ekonomi, ish-kryetar i Komunës së Ulqinit, deputet shumëvjeçar i Kuvendit të Malit të Zi.
Ministër i Administratës Publike, MA Maras Dukaj, i lindur më 1985 në Tuzi, Master i Psikologjisë Shkollore, gazetar dhe profesor shumëvjeçar, drejtor shumëvjeçar i drejtorisë në Ministrinë e Arsimit, ish-menaxher i Komunës së Tuzit.
Qeveria do të ketë 18 ministri, katër nënkryetarë dhe dy ministra pa portofol. /GazetaExpress/