Mino Raiola ndërroi jetë dhe ishte i njohur si “mbreti” i merkatos së futbollit, ku 54-vjeçari kishte si klientë shumë lojtarë të klasit të lartë botëror.
Shumë lojtarë punonin me të pasi Raiola ishte një nga ata agjentë që lojtarët donin të punonin.
Raiola ishte i njohur për menaxhimin e shumë lojtarëve të spikatur në botën e futbollit, pasi ai gjithashtu arrinte t’i shtrinte lojtarët e tij në kampionatet dhe klubet më të mira evropiane.
“Perandoria” e Raiolës është e ndërtuar si më poshtë dhe kaq mjafton për të kuptuar se përse ai quhej “mbreti i merkatos”.
Haaland, Donnarumma, Kluivert, Pellegrini, Pogba, Pinamonti, Lozano, Ibrahimovic, Matuidi, Manolas, Balotelli, Romagnoli, De Vrij, Bonavetura, Verratti, De Ligt, Mkhitarian, Dumfries, Kean.
Kjo ishte perandoria e Raiolës, ku lojtarët e përmendur më sipër ishin më të mirët që ai zotëronte./h.ll/abcnews.al