Ankesat për kushtet e këqija të punës në shumicën e ishujve greke po shtohen dita ditës.
Punonjësit sezonalë ankohen për kushtet ekstreme në të cilat detyrohen të jetojnë, pasi qiratë në ishuj kanë kosto të larta.
I tillë është rasti i një gruaje, e cila punoi verën e kaluar në ishullin e Mykonos. Ajo tha për “Mega” se dhoma që kompania i ofroi për të jetuar ishte në gjendje të mjerueshme.
Ishte një dhomë bodrum, me mobilje të thërrmuara nga minjtë.
Ajo tha se e kishte të pamundur të jetonte në kushte të tilla, e për rrjedhojë vendosi të jetojë në makinën e saj për tre muaj të tërë. Ajo tha se lahej në dushet e plazheve në Mykonos dhe se për të zgjidhja më e mirë ishte të flinte ne makinë se sa të jetonte mes minjve.
Paratë që merr një punëtor sezonal nuk janë aspak të mjaftueshme për të siguruar strehimin e tyre. Por akomodimi i ofruar nga kompanitë në shumë raste është i mjerueshëm. E reja përshkroi vështirësitë dhe rreziqet me të cilat është përballur duke jetuar në makinë, shkruan protothema.gr.
Operatorët turistikë hasin vështirësi në gjetjen e punonjësve sezonalë, pasi nuk plotësojnë kushtet bazike për të siguruar jetesën e punonjësve./abcnews.al/