Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi, këtë të enjte po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Varhelyi, përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se vizitën e tij e ka nisur në institucionet e vettingut.
Në mesazhin e tij ai rikonfirmoi mbështetjen e plotë dhe të fortë të BE-së ndaj organeve të drejtësisë, dhe ka bërë me dije se duhet të ndalet sulmi ndaj organeve të vettingut dhe anëtarëve apo familjeve të tyre.
“E nisa vizitën time me një shkëmbim të mirë me institucionet vetting dhe IMO sot në Tiranë. Rikonfirmoi mbështetjen e plotë dhe të fortë të BE-së. Integriteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve është çelësi për të ardhmen e ??vendit ??. Sulmi ndaj organeve të vettingut dhe anëtarëve apo familjeve të tyre duhet të ndalet!”, shkruan ai. /abcnews.al