Golat në ndeshjet e fundit kanë bërë që vlerësimi për Lautaro Martinez të rritet. Pak a shumë si një bursë dhe te Interi dihet që kanë nevojë për para.
Sulmuesi argjentinas është një nga ata që me shitjen e tij mund të rregullojë ndjeshëm bilancin e kampionëve në fuqi të Italisë.
Tuttosport shkruan se Interi i ka vënë edhe çmimin, që varion nga 70 në 80 milionë euro.
Nëse Atletico Madrid troket te italianët me një ofertë të tillë, me gjasa nuk do të vonojë edhe marrëveshja e transferimit të Lautaro drejt LaLiga. / abcnews.al