Menjëherë pas fjalimit të fitores, gruaja e Emmanuel Macron tha për televizionin francez se rizgjedhja e burrit të saj përfaqëson “një nder të jashtëzakonshëm”.
Ajo tha se Macron është gati për një mandat tjetër presidencial pesëvjeçar.
“Të gjithë duam që gjërat të ndryshojnë”, thotë ajo, “e uroj me gjithë zemër”.
Me sigurimin e një mandati të dytë, ajo thotë se burri i saj “ka hyrë në histori” dhe shton se është “shumë e lumtur” për të.
Brigitte u shpreh se Macron ka “ambicie për Francën”.
“Ai do të bëjë gjithçka për të arritur atje,” shton ajo, “kam një besim të jashtëzakonshëm tek ai.”/abcnews.al/