Manaj protagonist me gol, Spezia mposhtet nga Torino, rikthehet te fitorja Atalanta

schedule17:30 - 23 Prill, 2022

schedule 17:30 - 23 Prill, 2022

Janë luajtur dy ndeshje të tjera të javës së 34-të të Seria A, ku Spezia e Rey Manajt është mposhtur nga Torino, ndërsa Atalanta e Berat Gjimshitit është kthyer te fitorja pas 3 javës, teksa mposhti 3-1 skuadrën e Venezias.

Në sfidën mes Torinos dhe Spezias e cila përfundoi me shifrat 2-1, protagonist ishte edhe sulmuesi shqiptarë, Manaj i cili arriti të gjente rrugën e rrjetës në minutat e fundit të takimit me anë të një penalltie, por kjo nuk mjaftoi që skuadra e tij të merrte një pikë, pasi ekipi i Etrit Berishës, kishte shënuar më parë Lukic dopietë 4’ dhe 69’.

Ky ishte edhe goli i 5-te sezonal i sulmuesit te kombëtares me skuadrën e Spezias në Seria A. Pas kësaj humbje skuadra e Manajt vazhdon të mbetet në kuotën e 33 pikëve në vendin e 15, ndërsa kjo është disfata e dytë në dy takimet e fundit, ndërsa Torino e Berishës renditet në vendin e 11-të me 43 pikë.

Në takimin tjetër Atalanta rikthehet tek fitorja pas 3 humbjeve rresht, ku sot mposhti me shifrat 3-1 skuadrën e Venezias.

Për skuadrën e Gasperinit arritën të shënonin Pasalic në minutën e 44-të të pjesë së parë, ndërsa Zapata në minutën e 47-të të pjesë dytë dyshifroi shifrat.

Në minutën e 63-të kishte vend edhe për golin e Muriel, i cili shënoi golin e tretë për skuadrën mike, teksa vendasit veç sa ngushtuan rezultatin në minutën e 80-të me Crnigoj.

Pas kësaj fitoreje bergamaskët renditen në vendin e 8-të me 54 pikë, teksa Venezia mban vendin e fundit me 22 pikë. /f.a/abcnews.al