Dalja në skenë e Investcorp, që po bisedon për të blerë Milanin ka sjellë shumë lajme merkatoje rreth kuqezinjve.
Romelu Lukaku është një nga emrat e përfolur, por Gazzetta dello Sport shkruan se bëhet fjalë vetëm për një sugjerim.
Gazeta italiane thekson se Milanit më shumë i pëlqen Sebastian Haller i Ajax, i cili vlerësohet me 45 milionë euro.
Emri i sulmuesit të Bregut të Fildishtë është përmendur edhe si objektiv i Interit. Haller këtë sezon ka realizuar 33 gola në të gjitha kompeticionet me fanellën e Ajax. / abcnews.al