Era e fortë gjatë ditës së djeshme ka shkaktuar dëme në serrat e luleshtrydheve në Fier. Fermeri Fitim Lanaj nga fshati Kafaraj thotë se dëmi është i madh, pasi era ka dëmtuar plastmasin e serave të tij, ndërkohë që duhet ta zëvendësojë.
Ai thotë se nuk presin ndihmë nga shteti, pasi më herët janë hasur edhe me përmbytjet dhe nuk janë dëmshpërblyer.
“Ka bërë dëme. Një serë, plastmasi vete 400 mijë lekë. Këtu janë të paktën tetë serra. Na ka bërë dëm jashtë mase. Nuk presim asnjë ndihmë nga shteti. U përmbytëm këtu, erdhi ministrja e bujqësisë tha u takon për të marrë lekë. 9 dynym sera të përmbyten dhe të mos marrësh asgjë është gjë e kotë. Era më ka bërë 1 dynym dëm. Duhet të riparohet se prishet bima”, thotë fermeri. /abcnews.al