Gjermania rrit furnizimin me armatime të rënda në Ukrainë

schedule17:38 - 22 Prill, 2022

schedule 17:38 - 22 Prill, 2022

Disa muaj më parë dërgimi i tankeve gjermane në një zonë lufte do të kishte çuar në zemërim publik.

Sot, rreth 55% e gjermanëve thonë se duan që armë të rënda si tanke, të dërgohen në Ukrainë, ndërsa 37% e tyre janë kundër.

Politikanët e Gjelbër akuzojnë kancelarin Olaf Scholz se ka frenuar dërgimin e armëve.

Berlini ka dorëzuar më pak armë se Mbretëria e Bashkuar  dhe SHBA, dhe ishte më i ngadalshëm për tu përgjigjur.

Por Gjermania zotohet të rrisë ritmin, duke përfshirë edhe armatime të rënda, shkruan BBC.

Sllovenia do të dërgojë tanke të epokës sovjetike në Ukrainë dhe mund të përdoren menjëherë nga ushtarët ukrainas.

Në këmbim Berlini do t’i japë Sllovenisë tanke të prodhimit gjerman, të cilat kanë nevojë për trajnim.

Gjermania gjithashtu do të trajnojë ushtarët ukrainas që të mësojnë të përdorin sistemet e prodhuara nga Gjermania. Berlini do t’i japë Kievit 1 miliard euro për të blerë armë./abcnew.al/