Lëizja Socialiste për Integirm mbledh Konventën Kombëtare, një ditë pasi Ilir Meta del nga zyra e Presidentit.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se Konventa do të mblidhet për të zgjedhur strukturat e reja dhe për të ndezur motorët për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.
Ajo akuzoi ish-kreun e PD-së, Lulzim Basha sa shitur opozitën dhe për pasojë ka vrarë shpresën për ndryshim.
‘Siç jeni njoftuar mbledhja e Konventës Kombëtare në 25 korrik, është konventa e parë që vjen pas zgjedhjeve një anëtar një votë të cilën për shkak të pandemisë e patëm spostuar. Tashmë erdhi momenti që edhe për shkak të një analize të detajuar që kemi bërë dhe që do vazhdojmë ta bëjmë për zgjedhjet e 25 prillit por edhe për shkak të vetë situatës politike në të cilën gjendet Shqipëria është domosdoshmëri mbledhja e Konventës për zgjedhjen e strukturave. Por më shumë për përgatitjen e strukturave të LSI për zgjedhjet lokale.
Zgjedhjet lokale janë jo më larg se një vit, ku përfaqësimi i LSI do të jetë në të gjitha bashkitë dhe në të gjitha këshillat bashkiakë. Po kështu strukturat organizative do të përgatiten jo vetëm për zgjedhjen e kandidatëve por edhe për evidentimin pasi këshillat do të kenë elementin e pjesëmarrjes 50% gra dhe 50% burra pra kuotën gjinore. Ne si LSI gjithmonë nuk e kemi pasur problem pasi ne e kemi pasur që në zgjedhjet e 2007 përfaqësimin 50% me gra dhe vajza në këshillat bashkiak. Po ajo që është shumë e rëndësishme sot edhe për shkak të largimit të shumë të rinjve dhe të rejave për shkak të mungesës së punës, për shkak të mungesës së mundësive, sot është shumë më e vështirë për të gjetur të rinj dhe të reja për t’i përfshirë dhe është një punë e jashtëzakonshme jo vetëm e strukturave të partisë por edhe strukturave të rinisë dhe të gruas struktura për evidentimin dhe angazhimin e pjesës më vitale të partisë në këto zgjedhje.
Në fakt edhe përsa i përket situatës të cilën po kalon vendi është një kompleks, një kombinim i jashtëzakonshëm krizash të cilat Edi Rama i ka krijuar në përfeksion duke i bashkangjitur krizën ekonomike, krizën energjetike, krizat sociale të cilat kanë krijuar një kombin të tmerrshëm për familjet shqiptare. Drejt kësaj ka çuar jo vetëm rritjen e çmimeve të produkteve të shportës por ka çuar dhe në rritjen e çmimeve të prodhimeve shqiptare. Sot, bujqësia shqiptare është në një krizë të jashtëzakonshme për shkak të rritjes së çmimeve të imputit dhe për shkak të mungesës së ndihmës nga ministria e Bujqësisë. Ministria e Bujqësisë është kthyer në një zyrë propagande e cila e shikon ndihmës ndaj fermerit politikisht. Buxhetet më të mëdha ja ka dhënë inceneratorëve sesa jua ka dhënë fermerëve. Qoftë për t’i ndihmuar ata për imputet, apo për uljen e çmimit të naftës apo për krijimin e infrastrukturës për kanalet kulluese”, ka thënë ajo.