Bujar Nishani sëmurë, Behgjet Pacolli i ofron ndihmë: Jam në dispozicion

schedule15:42 - 22 Prill, 2022

schedule 15:42 - 22 Prill, 2022

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka uruar shërim të shpejt ish-presidentit Bujar Nishani, i cili është shtruar në spital si pasojë e komplikimeve shëndetësore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pacolli ka thënë se është në dispozicion të plotë të familjes Nishani.

“Nga zemra lutem dhe i uroj mikut tim dhe Ish-presidentit shqiptar Bujar Nishani shërim të shpejtë dhe kthim sa më të shpejtë në familjen e tij. Unë jam në dispozicion të plotë të familjes Nishani në këto momente”, ka shkruar Pacolli.

Ish-presidenti Nishani është nisur mëngjesin e sotëm drejt Gjermanisë për mjekim më të specializuar, pasi fillimisht u shtrua në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Nishani u paraqit në Sanatorium me shenja pneumonie në të dyja mushkëritë për shkak të kalimit të koronavirusit, i cili kishte lënë pasoja të tjera shëndetësore.

Burime bënë të ditur për abcneës.al se Nishani ka patur fibrozë post Covid, të cilat i kanë shkaktuar ulje të nivelit të oksigjenit në gjak si edhe parametra të tjera problematikë duke bërë të domosdoshme dërgimin e tij jashtë. /abcnews.al