Si të pikturoni vezët e Pashkës? Artizanja ndihmon besimtarët me disa ide tepër origjinale

schedule10:24 - 22 Prill, 2022

schedule 10:24 - 22 Prill, 2022

Besimtarët ortodoksë festojnë të dielën festën e Pashkëve. Mes shumë traditave, ajo më e rëndësishmja mbetet veza e kuqe. Prandaj përgatitja fillon më herët dhe për këtë të gjithë besimtarët janë entuziastë.

Ditën e sotme, në “ABC e Mëngjesit”, artizanja dhe piktorja, Manjola Lufi Palushaj ka dhënë disa ide se si të ngjyrosni vezët në mënyrën më kreative të mundshme. Madje edhe me figura të ndryshme si lepuri që është simbol i kësaj feste apo pula.

“Unë që e vogël kam pasion për gjërat e bukura. Kam mbaruar edhe shkollën për pikturë dhe kam kaluar te vezët.

Ngjyrat i kam bërë me sprajt dhe mbasi bëj këtë, mendoj si ta bëj me modele, lepurushi se është simboli i Pashkës, apo pulën dhe kështu lind kreativiteti im.

Vezët e para i kam bërë të detajuar, thjesht penel, më pas ka ardhur me sprajt, është komplikuar. Të ha shumë kohë, se do piktuar, ngjitur deri te format e realizuara. Një vezë do një orë që nga fillimi deri te tharja”, u shpreh ndër të tjera artizanja./abcnews.al