Vjedhja e ujit të pijshëm në Elbasan, Kaja: 48 raste të denoncuara gjatë muajit prill

schedule23:04 - 21 Prill, 2022

schedule 23:04 - 21 Prill, 2022

Gjatë ditës së sotme task forca e Elbasanit ishte pranë Njësive Administrative Mengël, Kuqan për të kontrolluar lidhjet e paligjshme dhe furnizimin me ujë të pijshëm për banorët e zonës.

Leli Kaja drejtori i Ujësjellësit të Kanalizimeve në Elbasan tha për Abc se gjatë muajit prill janë denoncuar në prokurori 48 raste shkeljesh për lidhje të paligjshme, ndërsa në mars 76.

Për këtë arsye stafi i ujësjellësit ka dalë në terren për të kryer kontrolle të posaçme me qëllim ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme dhe dërgimin përpara organeve të drejtësisë për të gjitha rastet kur abonentët ndërhyjnë për të vjedhur ujin e pijshëm.

Punonjësit e terrenit të UK Elbasan kryen sot në lagjen “11 Nëntori” taposjen e linjës së vjetër, në lagjen ‘Haxhias ” riparim defekti ne tubin DN-50, ndërsa në lagjen “Partizani” rilidhje uji në linjën e re në kolektor./abcnews.al/