Debati mes presidentit francez Emanuel Macron dhe kandidates Marine Le Pen, ishte temë diskutimi në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo.
Për Drejtorin e Aleancës Franceze në Shqipëri, Dritan Xhelili, debati i së mërkurës ishte më i zbutur se ai i 2017-s mes dy personazhe kryesorë politikë në Francë për të cilët do të votohet ditën e diel.
“E ndoqa me shumë interes debatin mes Macron dhe Le Pen mund të them që ishte një debat alla francez mes palëve, ndryshe nga hera e parë në 2017-n, ku pati një agresivitet shumë të lartë”, tha Xhelili.
Ndërkohë që analisti Skënder Minxhozi, deklaroi se si Macron ashtu edhe Le Pen arritën që të kishin një progres mbrëmjen e së mërkurës, ku Macron arriti të mos shfaqë arrogancën e tij, ndërsa Le Pen kishte një sjellje presidenciale.
“Tek debati dilema ishte sa presidenciale do të ishte Marine Le Pen dhe sa arrogant do të ishte MAcron. Të dy palët bënë progres. Debati i mbrëmshëm ishte në barazim”, u shpreh Minxhozi.
/T.H/Abcnews.al/