Ish-ambasadori shqiptar në Francë, Ylljet Aliçka, i ftuar në “Log.”, në Abc të gazetarit Endri Xhafo, foli për zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohet ditën e diel në Francë.
Ai tha se debati mes Macron dhe Le Pen ishte mjaft i strukturuar. Sipas tij ajo çfarë u pa në debat të lë përshtypjen sikur fitues në zgjedhje do të jetë sërish Macron.
“Ishte goxha i strukturuar. Nga ana e imazhit këtë herë Le Pen ishte më e qetë në debat, Macron më nervoz. Le Pen ka ende rezerva dhe potenciale që shpreson t’i marrë të dielën, ndërsa presidenti Macron çfarë ka marrë i ka marrë. Ndjesia ime është që do i fitojë përsëri Macron. Edhe në debatin e djeshëm Le Pen ka çfarë të marrë me vete, kurse Macron çfarë i ka marrë i ka marrë. Le Pen po luan me ata që kanë abstenuar”, u shpreh Aliçka.
/T.H/Abcnews.al/