Vjerdha bën deklaratën e fortë: Partitë e vogla si patatinat, dashnoret i kanë bërë ministre

schedule22:34 - 20 Prill, 2022

schedule 22:34 - 20 Prill, 2022

Arbis Vjerdha, i cili ishte i ftuar në rolin e akuzatorit në “Bardh a Zi” në Abc ka bërë një deklaratë të fortë ndërsa diskutohej për partitë e vogla.

Vjerdha tha se partitë e vogla janë me afat skadence si puna e disa produkteve të konsumit, ndërsa shtoi se aty marrin pjesë vetëm kushërinjtë dhe të njohur të kryetarëve.

Në debat me Kujtim Gjuzin, Vjerdhaj tha se në qeveri kemi dhe ministre të cilat janë aty jo për meritokraci, por falë shoqërisë së “ngushtë” me kryetarët”.

Këto janë parti me afat skadence si patatinat, s’kanë as elektorat. Mbledhin kushërinjtë, shokët, shoqet, dashnoret. S’ka gjë dashnoret i kanë bërë ministre. Çdo qeveri i ka marrë dashnoret i ka bërë ministre, kjo pjesa rozë është e pranishme”, tha Vjerdhaj në “Bardh a Zi”.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!