Çmimet e biletave të transportit rriten nga viti në vit. Por institucionet e arsimit vijojnë të kompensojnë mësuesit me tarifa të vjetra të caktuara mbi 12 vjet më parë. Ndaj arsimtarët që japin mësim në fshatrat e Librazhdit pezulluan për një orë mësimin dhe protestuan tek zyra arsimore për të kërkuar rishikim të tarifës së rimbursimit të transportit. Sqarojnë se deri në shkurt paguanin furgonin vajtje-ardhje 3 qind lekë, në mars bileta u rrit më 100 lekë. Ndërsa vlera e rimbursimit është vetëm 160 lekë.
“Shkojmë çdo ditë në punë marrim 160 lekë, paguajmë 400 të paktën të marrim atë që na takon”.
“Në Shqipëri janë rritur të gjitha dhe nafta dhe bileta duam të kompensohemi 100%”.
“Që nga marsi me rritjen e çmimeve po na shkon ku nuk mban më. Paguajnë 560 lekë të reja në muaj nga xhepi, ne të shkollës së Orenjë të paktën”.
Përfaqësues të arsimit ju thanë se ankesën e tyre do ta dërgojnë në Drejtorinë Rajonale të Arsimit. Janë rreth 40 mësues që kanë të njëjtin problem dhe japin mësim në fshatrat Funarë, Orenjë deri në Gurakuq.
/abcnews.al