Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ishte nisur nga Italia për në vendlindje, humb jetën në një aksident studentja nga Kosova

schedule14:33 - 20 Prill, 2022

schedule 14:33 - 20 Prill, 2022

Donika Nikollibibaj, studente nga Kosova ka ndërruar jetë rrugës për në vendlindje. Ajo ishte duke ardhur nga Italia, raporton Express.

Lajmin e ka bërë të ditur daja i saj, Kolë Krasniqi, i cili është profesor në Universitetin e Pejës.

“Ah bre Donika e dajës, ma këpute shpirtin! Sapo i përfundove studimet ne Universitetin e Veronës, e nënshkrove kontratën e punës dhe u nise për Kosovë, e vdekja tragjike te rrëmbeu në lulen e rinisë duke ti ndërprerë te gjitha ëndrrat e jetës dhe duke na lënë përjetë me zemër te thyer dhe me lot në sy!  Ngushëllime motra Verë për vdekjen e vajzës! Ngushëllime Familjes Nikollbibaj! Shpirti i bardhë i Donikës pushoftë në paqe!”, ka shkruar ai. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!