Një nënë ka shpërndarë disa fotografi “të tmerrshme” se si fytyra e djalit të saj 2-vjeçar u bë copa pasi u sulmua nga qeni i familjes, i cili ishte “miku i tij më i mirë.”
Në foto duket 2-vjeçari Romy Griffiths me plagë të thella në hundë dhe fytyrë, një nofull të thyer dhe madje edhe dhëmbë të humbur nga sulmi në Wesa Midlands.
Nëna e tij, Jodie Griffiths, 35 vjeçe, ishte në punë më 27 dhjetor kur mori një telefonatë tronditëse nga partneri se djali i tyre ishte kafshuar rëndë.
Ndërsa vogëlushi me vëllezërit dhe motrat e tij po luanin në dhomën e ndjenjës me lodrat e tyre, qeni i familjes Blizzard, flinte në divanin aty pranë.
Babai i Romy-t, Daniel Griffiths, 32 vjeç dëgjoi djalin që po bërtiste dhe kur u kthye e gjeti të mbuluar me gjak.
Prindërit thonë se qeni, i cili ishte ‘miku më i mirë’ i djalit të tyre, nuk kishte qenë kurrë agresiv më parë, duke i lënë ata të bindur se ai ishte trembur dhe ishte zgjuar nga lodrat fluturuese me të cilat fëmijët po luanin.
Policia tha se qeni u sekuestrua sipas Seksionit 3 të Aktit për Qen të Rrezikshëm. Jodie ka shpërndarë fotot tronditëse të lëndimeve të djalit të saj për të paralajmëruar prindërit e tjerë për rrezikun e sulmeve të qenve, madje dhe kafshët më të besuara të familjes.
2-vjeçari ju nënshtrua një operacioni 5 orësh për shkak të dëmtimit të madh në fytyrë. Mjekët kanë paralajmëruar se ai mund të ketë nevojë për një operacion tjetër deri në moshën katër vjeçare dhe një operacion tjetër kur ai të jetë adoleshent për të riformuar hundën dhe vrimat e hundës.
/abcnews.al/