Objektivat e munguara, ndonjëherë realizohen dhe pas disa vitesh, në momentin e duhur. Kjo i ka ndodhur Adrianne Haslet, e cila në 15.15, me orën e Boston ka përfunduar maratonën e saj pa 5 orësh, 18 minutash dhe 41 sekondash.
Një kohë mirë për çdo jo profesionist, ndërsa për Haslet është një mrekulli. Në vitin 2013, kur gara u ndërpre nga një atentat terrorist që vrau tre persona, plagosi qindra dhe gjymtoi 17 persona, ajo ishte aty duke vrapuar.
Një dramë e dyfishtë për Hasle, e cila në atë kohë ishte 32 vjeç dhe ishte balerinë profesioniste. Ndërsa tani falë mbështetjes teknike dhe emotive të kampiones olimpike Flanagan ajo përfundoi garën e saj.
Në dhjetor Haslet kërkoi ndihmë pas dëshironte të ishte sërish pjesë e maratonës së Boston por nuk mund t’ia dilte e vetme.
Gjatë pandemisë, falë dhe protezës, ajo rinisi të kërcejë dhe të përgatitet për maratonën. Pas përfundimit të garës shumë e emocionuar, pyetjes së gazetarëve se për cfarë kishte nevojë në ato momente, ajo i përgjigj: Shampanjë dhe patate të skuqur.
/abcnews.al