Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka deklaruar se SHBA dhe vendet e tjera perëndimore po bëjnë gjithçka për të zvarritur operacionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë.
Shoigu thotë se rritja e furnizimeve të huaja me armë në Ukrainë “dëshmon qartë synimet e tyre për të provokuar regjimin e Kievit për të luftuar deri në pozitën e fundit të Ukrainës”.
Ai shton se forcat ruse po zbatojnë në mënyrë metodike një plan për “çlirimin e republikave popullore të Donetsk dhe Luhansk”, duke iu referuar entiteteve të vetëshpallura rebele në Ukrainën lindore.
Shoigu, 66 vjeç, u shfaq në kanalin televiziv shtetëror të Rusisë Rossiya 24, i cili tha se ministri po fliste në një kolegjium, bord këshillues me zyrtarët më të lartë ushtarakë të vendit në Moskë.
Nuk është e qartë nëse takimi transmetohej drejtpërdrejt apo i regjistruar më herët, shkruan BBC. Nëse konfirmohet, kjo do të ishte dalja e parë publike e Shoigut brenda disa ditësh, mes raporteve se ai mund të ketë disa probleme shëndetësore. /abcnews.al