Deputeti demokrat Luçiano Boçi, në një lidhje me “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka folur për deklarata e kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili tha se do të ftojë në takim Enkelejd Alibeajn për të diskutuar për emrin e presidentit.
Boçi tha se Alibeaj duhet të mbledhë grupin për tu konsultuar, por e mira do të ishte që PD mos bëhej pjesë e një farse.
Sipas tij Rama nuk do të pranonte një emër të mirë të propozuar nga PD, pasi do t’i hapte punë në ligjin për legalizimin e hashashit.
Pjesë nga diskutimi:
Boçi: Zoti Balla do të bëjë profanin kur do të mbrohet kur thotë se ai njeh grupin parlamentar dhe jo partinë. Në një kohë që më parë kur bëhej debat për komisionet zoti Balla tha se njoh partinë.
Xhafo: A do duhet që para takimit të së mërkurës Alibeaj tu mbledhë ju si grup dhe të bëjë një bisedë të thotë çfarë do t’i thojë Ballës?
Boçi: Kjo është e domosdoshme, pasi zoti balla është treguar strateg, kur ka thënë do të mbledhë grupin parlamentar pa u konsultuar. Kjo është diçka normale. Në rastin konkret grupi parlamentar i PD unë mendoj se nuk duhet të hyjë fare në konsideratë, Rama do të marrë gjithçka. Një president i mirë i propozuar nga PD do t’i hapë punë për legalizimin e hashashit, ai nuk e do, ai do një kukëll. Ne duhet të mblidhemi të vendosim. Nuk kemi asnjë përfitim politik, Rama e ka pushtuar këtë vend politikisht.
Xhafo: Nëse Alibeaj shkon në takim pa u konsultuar me grupin?
Boçi: Alibeaj e ka mohuar të ketë patur takime më përpara, nëse e bën është hapi i radhës personal, në vazhdën e platformave individuale që ka bërë.
/Abcnews.al/

