Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në “Log.” në abc të gazetarit Endri Xhafo, deklaroi se një pjesë e deputetëve janë kontaktuar për platformën e propozuar javën e shkuar nga Enkelejd Alibeaj.
Ai tha se deputetët janë kontaktuar dhe janë bindur për disa të vërteta që ka në platformë.
“Zoti Këlliçi dha një lajm këtu, një pjesë tjetër e deputetëve firmëtarë do të reagojnë në ditët në vijim, në mos kundër në mënyrë korrigjuese ndaj kësaj platforme. Si gazetar instinkti ynë një pjesë e atyre deputetëve janë kontaktuar, se nga, le ta hamendësojmë, por janë kontaktuar dhe janë bindur për disa të vërteta që pak flitet”, tha Vangjeli.
/Abcnews.al/