Policia britanike arrestoi autorin, i cili kërcënoi me thikë dy efektivë policie të gardës së Ministrisë së Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar.
Mediet e huaja bëjnë me dije se policia bllokoi rrugën qendrore të Londrës, në afërsi të rezidencës zyrtare të kryeministrit Boris Johnson dhe njoftoi se ai arrestoi një burrë, të armatosur me thikë , i cili kërcënoi dy roje policore të Ministrisë së Mbrojtjes.
Policia bën me dije se ka nisur një hetim për një incident në “Horse Gardens Parade”, një vend parakalimi me pamje nga St James’ Park.
Autori është arrestuar me akuzat për tentativë vrasje dhe ndodhet në paraburgim në një stacion policor qendror të Londrës.
Incidenti nuk ka lidhje me terrorizmin, sipas policisë./abcnews.al/

