Milan Skriniar dhe Inter mund të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre edhe për disa sezone të tjera, të paktën kështu shpresohet nga ana e drejtuesve zikaltër, të cilët dëshirojnë që qendërmbrojtësi të vazhdojë të mbajë veshur fanellën e tyre.
Kontrata aktuale e lojtarit slloven përfundon të qershor të vitit 2023, ndërsa drejtuesit duna të shmangin çdo lloj rreziku që iu vjen kryesisht nga Premier League.
Siç detajohet nga “Calciomercato.com”, Interi po kërkon të zgjasë kontratën e lojtarit deri në vitin 2027, duke vendosur pagën e tij në rreth 5 milionë euro neto në sezon.
Skriniar ka qenë një lojtar kryesor për Simone Inzaghi dhe është e qartë se ai do të vazhdojë të jetë një i tillë në mbrojtjen e tyre për vitet në vijim.
Në javët e ardhshme, drejtori gjeneral i Interit, Beppe Marotta dhe drejtori sportiv Piero Ausilio do të takohen përsëri me 27-vjeçarin, ndërsa ata kërkojnë të mbyllin një marrëveshje. Vetë lojtari është i prirur të zgjasë qëndrimin e tij në kryeqytetin e Lombardisë dhe kështu nuk priten pengesa të mëdha. /f.a/abcnews.al