Tani në fund të detit, zyrtari rus pretendon se “Moskën” e fundosi raketa e NATO-s

schedule15:26 - 18 Prill, 2022

schedule 15:26 - 18 Prill, 2022

Sergei Markov, analist politik rus dhe ish këshillues i presidentit Vladimir Putin është shprehur se anija luftarake “Moska” është goditur nga një raketë e NATO-s. Ai u shpreh për BBC se raketa është dërguar në Ukrainë janarin e shkuar.


Në një intervistë, Markov tha se humbja e “Moska-s”, pavarësisht se është pengesë për marinën ruse, është e kuptueshme që “Rusia po lufton jo vetëm kundër Ukrainës, por kundër një “koalicioni” të shteteve të mëdha, përfshirë SHBA-në.

Versioni i Ministrisë së Mbrojtjes Ruse flet për një aksident që ndodhi në bordin e anijes, kure si Kievi ashtu edhe inteligjenca perëndimore pohojnë se fundosja ishte rezultat i një sulmi me raketa anti-anije të prodhuara në Ukrainë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!