Aspak e lehtë, shqetësimet e zorrës së trashë gjatë shtatzënisë

schedule13:37 - 18 Prill, 2022

schedule 13:37 - 18 Prill, 2022

Hemorroidet gjatë shtatzënisë janë një fenomen mjaft i njohur kudo në botë. Studimet referojnë se rreth 50% e grave preken nga sëmundja hemorroidale përgjatë muajve të shtatzënisë. Ndonëse një pjesë e grave ankohen për hemorroidet gjatë shtatzënisë, një pjesë e tyre ankohen pas lindjes së fëmijës.

Një numër i konsiderueshëm i grave referojnë se më tepër e dhimbshme ka qenë menaxhimi i hemorroides, se sa vetë lindja. Simptoma fizike të tilla si hemorragjia, kruajtja rreth zorrës së trashë, dhimbje gjatë e pas defekimit, formacionet rreth e qark zorrës dhe stresi psikologjik e venë gruan në një situatë deprimuese dhe shqetësuese përballë vetes dhe personave të tjerë në familje. Ndonëse simptomatologjia e hemorroides është e njëjtë si para, gjatë shtatzënisë apo pas lindjes.

Disa mënyra për të parandaluar zhvillimin e hemorroides në shtatzëni janë:

Së pari duhet të evitohet konstipacioni apo kapslliku. Gratë duhet të konsumojnë dietë të pasur me fibra, ku përfshihet konsumimi i drithërave, frutave, perimeve dhe zarzavateve, të pijnë 8-10 gota ujë në ditë, të evitojnë përdorimin e bukës së bardhë, pijeve të gazuara, ushqimeve pikante dhe ushqimeve të thata apo fast-food.
• Të përdorin suplementin e fibrës për reduktimin e kapsllikut.
• Të evitojnë shtrëngimet e tepruara në tualet.
• Të evitojnë qëndrimin ulur për një kohë të gjatë.
• Të bëjnë ushtrimin Kegel çdo ditë. Ky ushtrim konsiston në kontraksione të muskulaturës rreth anusit dhe vaginës për rreth 5-7 sekonda
• Mjekimet lokale konsistojnë në aplikimin e pomadave qetësuese që lubrifikojnë zorrën, ulin edemën dhe inflamacionin lokal dhe qetësojnë dhimbjen për rreth 10-14 ditë.
• Rekomandohet që të evitohet përdorimi lokal i sapunëve dhe shampove dhe të shplahet zorra me ujë të ngrohtë disa herë në ditë.
• Kompresat me akull mund të aplikohen disa herë në ditë, për të ulur edemën dhe diskomfortin anal.
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!