Superiorja rikthehet të shtunën, me duelet e javës së 30-të. Skuadrat që luftojnë për kupat e Europës zbresin të parat në fushë. Vllaznia-Partizani është dueli i parë.
Më pas, në orën 20:00, Kukësi përballet në derbin e Veriut me Laçin dhe në këtë ndeshje inauguron edhe stadiumin e ri.
Të dielën luhen tre takimet e tjera. Dy skuadrat më në formë, Tirana e Kastrioti, përballen mes tyre në orën 13:45.
Më pas luhen dy finale për mbijetesën. Dinamo do tentojë të futet në garë dhe për këtë duhet të mposhtë Teutën, ndërsa në Korçë luhet Skënderbeu-Egnatia.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 30
E shtunë, më 23 prill
Ora 16:45 | Vllaznia-Partizani
Ora 20:00 | Kukësi-Laçi
E diel, më 24 prill
Ora 13:45 | Tirana-Kastrioti
Ora 16:45 | Dinamo-Teuta
Ora 16:45 | Skënderbeu-Egnatia
/ abcnews.al